BALLKANI

KFOR-i Turk shtron sofër iftari në kazermën “Sulltan Murati” në Prizren

Në kazermën “Sulltan Murati” në qytetin e Prizrenit, ku është edhe selia e Delegacionit Përfaqësues të Türkiyes që shërben në kuadër të KFOR-it, është organizuar program iftari për nder të Muajit të Ramazanit

Agim Sulaj, Eren Beksaç  | 12.03.2025 - Përdıtësım : 12.03.2025
KFOR-i Turk shtron sofër iftari në kazermën “Sulltan Murati” në Prizren Foto: Eren Beksaç/AA

Prizren

Në kazermën “Sulltan Murati” në qytetin e Prizrenit, ku është edhe selia e Delegacionit Përfaqësues të Türkiyes që shërben në kuadër të Forcës Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), është organizuar program iftari për nder të Muajit të Ramazanit, raporton Anadolu.

Në programin e iftarit morën pjesë kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), njëherësh ministër i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, konsulli i përgjithshëm i Türkiyes në Prizren, Celal Doğan, deputetët e KDTP-së, Fidan Brina Jılta dhe Enis Kervan, kryetari i KFOR-it Turk, kolonel Zafer Sağlam, si dhe kryetarë komunash, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke.

Pas iftarit, koloneli Sağlam iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti ku theksoi vlerat e Muajit të Ramazanit dhe u uroi të ftuarve këtë muaj të shenjtë musliman.

Kontigjenti i KFOR-it Turk i vendosur në kazermën “Sulltan Murati” në Prizren shërben në Kosovë që nga viti 1999.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın