BALLKANI

"KE qëndron mbrapa rekomandimit të hapjes së bisedimeve pranverën e ardhshme"

Varhelyi: "Komisioni i BE-së qëndron mbrapa rekomandimit të hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pranverën e ardhshme"

Dzihat Aliju  | 09.12.2019 - Përdıtësım : 10.12.2019
"KE qëndron mbrapa rekomandimit të hapjes së bisedimeve pranverën e ardhshme"

Shkup

Komisioneri i ri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Oliver Varhelyi, njoftoi se Komisioni i BE-së qëndron mbrapa rekomandimit të hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pranverën e ardhshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Varhelyi, në postimin e tij nga Twitteri njoftoi se ka zhvilluar një takim me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj si dhe me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

Ai këto takime i cilësoi si konstruktive. "Komisioni i BE-së qëndron mbrapa rekomandimit të hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pranverën e ardhshme", shkroi ai.

Kujtojmë se në samitin e liderëve të vendeve anëtare të BE-së në muajin tetor, nuk u arrit konsensus për hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.