Kalon për gjykim çështja ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta
Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) është mbajtur sot seanca paraprake për çështjen ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta
Tiranë
Çështja ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim, ka kaluar në gjykim, raporton Anadolu.
Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) është mbajtur sot seanca paraprake për çështjen ndaj Metës.
GJKKO-ja ka konfirmuar për Anadolu se çështja në fjalë është dërguar për gjykim.
Disa seanca paraprake në GJKKO për çështjen ndaj Metës në muajt e fundit janë shtyrë ose ndërprerë.
Ndërkohë, gjykatat në Shqipëri kanë refuzuar edhe kërkesat e ish-presidentit Meta për lirim nga paraburgimi.
Në çështjen në fjalë do të gjykohet edhe ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi.
- Çështja ndaj ish-presidentit Meta
Ish-presidenti Meta është arrestuar më 21 tetor 2024, i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale në lidhje me çështjen që është e njohur si "Kontrata e shërbimit CEZ-DIA" dhe për "kontrata lobimi në SHBA".
Aktualisht, Meta është në paraburgim. Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Meta është i dyshuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.
Meta, i cili aktualisht është kryetar i partisë opozitare, Partisë së Lirisë, ka mbajtur poste të larta në institucionet e shtetit shqiptar.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
