Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve, mënyra e vetme për anëtarësim të Kosovës dhe Serbisë në BE
Kallas ka falënderuar edhe emisarin e deritashëm për dialogun, Miroslav Lajçak, duke shtuar se “puna e bërë shërben si bazë për riangazhimin”
Prishtinë
Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, e ka mirëpritur emërimin e Peter Sorensenit si emisar të posaçëm për procesin e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, transmeton Anadolu.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, Kallas, tha se tani “na pret një punë e rëndësishme tutje”.
“Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është mënyra e vetme për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE”, ka shkruar ajo.
Në këtë reagim, Kallas ka falënderuar edhe emisarin e deritashëm për dialogun, Miroslav Lajçak, duke shtuar se “puna e bërë shërben si bazë për riangazhimin”.
Politikani nga Danimarka, Peter Sorensen, në muajin janar mori votat nga ministrat e jashtëm të BE-së për t’u bërë përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Detyra e Sorensen filloi nga 1 shkurti i këtij viti, me një mandat fillestar prej 13 muajsh.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
