Java Çame në Shkup: Karvani i veturave përkujton gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë
Në kuadër të Javës Çame, në kryeqytetin Shkup është organizuar "karvani me vetura të zbukuruara me simbole çame dhe kombëtare", një ndër aktivitetet e mbajtura për të përkujtuar 81-vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Shkup
Në kuadër të Javës Çame, në kryeqytetin Shkup është organizuar "karvani me vetura të zbukuruara me simbole çame dhe kombëtare", një ndër aktivitetet e mbajtura për të përkujtuar 81-vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, raporton Anadolu.
Karvani filloi pas mesdite nga lagja Butel e Shkupit dhe përfundoi në Sheshin Skenderbeu.
Karvani i veturave është pjesë e disa aktiviteteve të mbajtura në kuadër të Javës Çame nën moton "Trëndafili i Çamërisë", bashkë-organizator i të cilës është Shoqata Kulturore "Vizioni M" - Shkup.
Nga qershori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, mijëra shqiptarë të Çamërisë përjetuan një gjenocid të ashpër nga forcat greke nën komandën e Napoleon Zervës, që rezultoi me vdekjen masive të civilëve, por edhe me shkatërrimin, grabitjen dhe konfiskimin e pronave të tyre.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.