Ish-atleti xhamajkan Usain Bolt bëhet ambasadori zyrtar për EXPO 2027 në Serbi
Ish-atleti xhamajkan, kampion olimpik dhe botëror, u prit nga Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në Pallatin presidencial në Beograd

Beograd
Ambasadori i parë zyrtar i EXPO 2027, i cili do të mbahet në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, u bë ish-atleti me famë botërore Usain Bolt, raporton Anadolu.
Ish-atleti xhamajkan, kampion olimpik dhe botëror, u prit nga Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në Pallatin presidencial në Beograd.
Vuçiq, në deklaratën e tij tha se Bolt është ambasadori i parë zyrtar i organizatës dhe se 115 vende do të marrin pjesë në EXPO 2027.
"Nuk besoj se dikush mund të vrapojë më shpejt se ai. Pavarësisht se sa shumë zhvillohet teknologjia, pavarësisht se sa përparon mënyra e stërvitjes, ai është personi më i mirë dhe më i shpejtë që ka jetuar ndonjëherë", u shpreh Vuçiq, duke kujtuar se Bolt mban rekordin botëror në 100 dhe 200 metra për meshkuj.
Bolt, nga ana e tij tha se: "Jam i emocionuar që do t'ia prezantoj EXPO-n të gjithë botës".
EXPO 2027, një panair në shkallë të gjerë ku vendet do t'i prezantojnë botës kulturat, teknologjitë dhe vizionet e tyre, do të presë vizitorët për 93 ditë me temën "Luaj për njerëzimin - sport dhe muzikë për të gjithë". "Luaj për Njerëzimin, Sport dhe Muzikë për të Gjithë".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.