Instituti Yunus Emre në Tiranë organizon bisedë me ish-ambasadorin Genci Muçaj
“Ankaraja është vendi ku shpesh vendosen tonet morale të politikës së jashtme jo vetëm të Turqisë, por të Botës Turkike, të bashkëpunimit, kohezionit, forcës, gjuhës. Ankaraja ka një peshë shumë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare”, theksoi Muçaj.
Shkup
Instituti "Yunus Emre" (YEE) Tiranë organizoi bisedë me ish-ambasadorin shqiptar në Ankara Genci Muçaj me temën: "Ankaraja nga sytë e një diplomati", raporton Anadolu.
Në ngjarjen e organizuar në ambientet e YEE-së në Tiranë, krahas ish-ambasadorit, morën pjesë të ftuar të shumtë, përfshirë edhe koordinatorin e institutit për Shqipërinë, Oguzhan Sakoglu.
Në fjalën e tij hyrëse, Sakoglu u shprehu mirëseardhje të pranishmive, duke thënë se me këtë aktivitet, “dëshiruam që të dëgjojmë rreth Ankarasë, kryeqytetit të kulturës dhe turizmit për vitin 2026, nga gjuha e një ambasadori që ka qëndruar atje me vite”.
Ndërkaq, ish-ambasadori Muçaj, tha se ndien dashuri të madhe për Turqinë dhe Stambollin në veçanti, por shtoi se njerëzit nuk e njohin Ankaranë ashtu siç e meriton.
“E para, duhet kuptuar që Ankaraja është qendra politike jo thjesht e Turqisë, por e Botës Turke”, tha Muçaj.
“Ankaraja është vendi ku shpesh vendosen tonet morale të politikës së jashtme jo vetëm të Turqisë, por të Botës Turkike, të bashkëpunimit, kohezionit, forcës, gjuhës. Prandaj dhe Ankaraja ka një peshë shumë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare”, theksoi Muçaj.
Ai e vlerësoi pozicionin e Turqisë si vend anëtar i NATO-s dhe si faktor i rëndësishëm rajonal dhe botëror, ndërsa shtoi se do t’i duhej të shkruante një libër për të përshkruar përvojën e tij në Ankara.
