BALLKANI

Instituti Yunus Emre bashkon fëmijët në Shqipëri me letërsinë turke

Gjatë vizitës, ku u theksua afërsia kulturore mes Turqisë dhe Shqipërisë, fëmijëve iu dhuruan përkthimet në gjuhën shqipe të librave për fëmijë "Stambolli është një perlë" të Yusuf Dursun dhe "Ëndrrat janë falas" të Fuat Sevimay

Dzihat Aliju  | 06.03.2026 - Përdıtësım : 06.03.2026
Instituti Yunus Emre bashkon fëmijët në Shqipëri me letërsinë turke Foto: Instituti "Yunus Emre"

Tiranë

Instituti Yunus Emre në kryeqytetin Tiranë të Shqipërisë ka bashkuar fëmijët me veprat e letërsisë turke, raporton Anadolu.

Në kuadër të "5 Marsit - Ditës Botërore të Jetimëve", koordinatori i Instituti Yunus Emre në Tiranë, Oguzhan Sakoglu dhe punonjësit e Institutit vizituan fëmijët që qëndrojnë në Shtëpinë e Fëmijëve Zyber Hallulli.

Gjatë vizitës, ku u theksua afërsia kulturore mes Turqisë dhe Shqipërisë, fëmijëve iu dhuruan përkthimet në gjuhën shqipe të librave për fëmijë "Stambolli është një perlë" të Yusuf Dursun dhe "Ëndrrat janë falas" të Fuat Sevimay.

Në fjalën e tij në këtë ngjarje, Sakoglu tha se me rastin e 5 Marsit synuan të realizojnë një aktivitet kuptimplotë të përgjegjësisë sociale dhe se në kuadër të kësaj veprat e përkthyera nga turqishtja në shqip, numri i të cilave po rritet çdo ditë, po bashkohen me fëmijët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın