BALLKANI

Institucionet turke shpërndanë tableta për nxënësit në Mamushë të Kosovës

Gjatë ceremonisë u theksua rëndësia e mësimit të një gjuhe të huaj për nxënësit dhe u theksua se me tabletat e dhuruara, studentët do të kenë qasje në më shumë burime dhe do të marrin arsim më cilësor

Agim Sulaj, Eren Beksaç  | 23.01.2025 - Përdıtësım : 28.01.2025
Institucionet turke shpërndanë tableta për nxënësit në Mamushë të Kosovës Foto: Eren Beksaç / AA

Mamushë

Institucionet turke kanë shpërndarë tableta për nxënësit që ndjekin mësime në kurset e gjuhës në shkollën e mesme “Atatürk” në Mamushë, komunën e vetme turke në Kosovë, raporton Anadolu.

Në këtë shkollë u mbajt një ceremoni me rastin e shpërndarjes së tabletave e cila u organizua nga Kryesia e Delegacionit Përfaqësues të Türkiyes që shërben në kuadër të Forcës Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR-i Turk) dhe Konsulenca Arsimore e Ambasadës së Türkiyes në Prishtinë.

Në ceremoni morën pjesë kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) njëherësh ministër i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, Konsulli i Përgjithshëm i Türkiyes në Prizren, Celal Doğan, Këshilltari Arsimor i Ambasadës së Türkiyes në Prishtinë, Veysel Erdel, Kryetari i Komunës së Mamushës Abdülhadi Krasniç, Koordinatorja e TIKA-s në Prishtinë, Fulya Aslan, zv.kryetari i KFOR-it Turk, kolonel Ersin Çelikkanat, drejtues të shkollës dhe nxënës.

Në fjalimet e mbajtura u theksua rëndësia e mësimit të një gjuhe të huaj për nxënësit dhe u theksua se me tabletat e dhuruara, studentët do të kenë qasje në më shumë burime dhe do të marrin arsim më cilësor.

Pas fjalimeve u shpërndanë tableta për 16 nxënës që ndjekin kurset e gjuhës shqipe dhe angleze të organizuara për nxënësit turq në shkollën e mesme “Atatürk” nga KFOR-i Turk.

Gjatë vitit aktual akademik, më shumë se 200 nxënësve turq dhe shqiptarë të cilët filluan klasën e parë në rajone të ndryshme të Kosovës, nga këto institucione iu dhuruan po ashtu tableta, si mjete edukative.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın