IBU organizon takim me mediat në Maqedoninë e Veriut
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në Shkup ka zhvilluar një takim me përfaqësues të mediave në vend
Shkup
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në Shkup ka zhvilluar një takim me përfaqësues të mediave në vend, raporton Anadolu.
Informacione rreth aktiviteteve të universitetit u dhanë në programin që u mbajt në kampusin e IBU-s me pjesëmarrjen e afërsisht 30 përfaqësuesve të mediave.
Rektori i IBU-s, prof. dr. Lutfi Sunar shprehu kënaqësinë për mikpritjen e tyre për një event të tillë.
Duke i informuar gazetarët rreth punës së IBU-s, Sunar tha se Klinika Dentare që vepron brenda universitetit është e pajisur me pajisjet më të fundit teknologjike dhe është e hapur për publikun.
Më pas, Sunar së bashku me gazetarët vizituan laboratorin, bibliotekën dhe punëtoritë e departamentit të arkitekturës të IBU-s.
Gjatë vizitës së tyre, gazetarët shprehën vlerësimin e tyre për pajisjet teknologjikisht të përparuara të IBU-s.
