IBU dhe Grupi Sante Plus nënshkruan memorandum bashkëpunimi
"Me këtë marrëveshje, studentët e IBU-së do të përfitojnë përvoja dhe ekspertiza të profesionistëve të shquar të Grupit Sante Plus, një emër i njohur në fushën e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë", thuhet në njoftim

Shkup
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) dhe Grupi Sante plus kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, duke krijuar partneritet strategjik, me synimin për t'u hapur rrugën gjeneratave të reja të mjekëve dhe profesionistëve të shëndetësisë të trajnohen sipas standardeve të larta ndërkombëtare, transmeton Anadolu.
Siç njoftoi IBU, ky bashkëpunim i rëndësishëm përfaqëson një hap të madh përpara për të dy institucionet, veçanërisht për studentët e IBU-s.
"Me këtë marrëveshje, studentët e IBU-së do të përfitojnë përvoja dhe ekspertiza të profesionistëve të shquar të Grupit Sante Plus, një emër i njohur në fushën e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë", thuhet në njoftim.
Memorandumi u nënshkrua nga rektori i IBU-së, Prof. Dr. Lütfi Sunar dhe pronari i Grupit Sante Plus në Maqedoni të Veriut, Dr. Bilal Kara, të cilët theksuan rëndësinë e këtij partneriteti për të ardhmen e arsimit mjekësor në rajon.
Sunar, nga ana e tij, theksoi përkushtimin e IBU-së për t'u ofruar studentëve jo vetëm arsim akademik cilësor, por edhe përvojë praktike dhe mentorim profesional në përputhje me standardet globale.
Kara, nga ana tjetër, shprehu kënaqësinë për këtë bashkëpunim, duke vlerësuar energjinë dhe vizionin e IBU-së si një institucion partner dinamik dhe vizionar.
IBU tha se memorandumi i nënshkruar përfaqëson më shumë se një marrëveshje institucionale, si dhe ai reflekton një vizion të përbashkët për të investuar tek të rinjtë, për të nxitur talentin dhe për të forcuar kapacitetet e vendit për të mbajtur talentet më të shquara.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.