I plagosuri nga fishekzjarret në Prizren dërgohet për trajtim me aeroplan special në Türkiye
"BIK-u në bashkëpunim me Ambasadën e Türkiyes në Prishtinë kanë siguruar trajtimin mjekësor dhe transportin emergjent me aeroplan special të Abdurrahman Memajt, i cili ditë më parë u lëndua rëndë nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren"
Shkup
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) në bashkëpunim me ambasadën turke në Prishtinë kanë mundësuar që i plagosuri Abdurrahman Memaj nga shpërthimi aksidental i fishekzjarreve në qytetin e Prizrenit të dërgohet për trajtim me aeroplan special në Türkiye, transmeton Anadolu.
Duke shprehur falënderime ndaj ambasadës dhe qeverisë turke për mundësinë e trajtimit mjekësor të qytetarit nga Prizreni, BIK-u njoftoi se trajtimi i Memajt do të realizohet në qendrën hulumtuese spitale për djegie të thella në Istanbul.
"BIK-u në bashkëpunim me Ambasadën e Türkiyes në Prishtinë kanë siguruar trajtimin mjekësor dhe transportin emergjent me aeroplan special të Abdurrahman Memajt, i cili ditë më parë u lëndua rëndë nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren", shkroi BIK-u në rrjetet sociale.
Nga atje gjithashtu uruan që Memaj të gjejë shërim dhe të kthehet shëndosh e mirë pranë familjes së tij.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
