Hungaria do të mbështesë integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE
Përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor, Bunfort theksoi mbështetjen e Hungarisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian
Shkup
Nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Antonio Milloshoski realizoi takim pune me Zholt Bunfort, përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor i kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, transmeton Anadolu.
"Në takim u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer maqedono-hungarez dhe gatishmëria për të avancuar më tej marrëdhëniet e dy vendeve në më shumë fusha. U theksua angazhimi për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike përmes zbatimit të projekteve të përbashkëta, si dhe afrimi i dy popujve përmes forcimit të marrëdhënieve miqësore dhe shkëmbimit kulturor", thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor, Bunfort theksoi mbështetjen e Hungarisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, duke shtuar se anëtarësimi në BE nuk është shpërblim, por njohje e përpjekjeve reformuese dhe progresit të arritur në periudhën e kaluar.
