Historiani izraelit, Greif do të korrigjojë raportin e diskutueshëm mbi Srebrenicën
Në një intervistë televizive vitin e kaluar, Greif tha se "numri i viktimave nuk është më shumë se 3.714", me pretendimet të cilat si sot i quan një gabim

Sarajevë
Profesori izraelit i historisë, Gideon Greif, i cili akuzohet për mohimin e gjenocidit, tha se do të rishikonte raportin e diskutueshëm të entitetit të BeH-së Republikës Sërpska mbi gjenocidin e Srebrenicës, i cili është një nga autorët e saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Disa javë pasi Gjermania vendosi të tërheqë vendimin e saj për t'i dhënë Gideon Greif një nga vlerësimet më të larta të vendit, historiani i tha gazetës izraelite "Haaretz" se ai planifikoi të rishikonte raportin e tij të porositur nga entiteti Republika Sërpska, i cili mohon gjenocidin në Srebrenicë.
Ish-kryetari i Komunës së Srebrenicës në Bosnjë e Hercegovinë, Çamil Durakoviç është i mendimit se Greif nuk ka nevojë të korrigjojë raportin, duke theksuar se ulja e numrit të viktimave "nuk është një gabim i rastësishëm".
“Nuk ka nevojë të korrigjohet raporti, ne e dimë numrin e viktimave. E dimë se kush ju ka paguar, e dimë edhe kur dhe pse e keni bërë. Të shkruani se numri i viktimave është më i ulët për 5.000 nuk është gabim i rastësishëm“, ka shkruar Durakoviç në Facebook.
Drejtori i Qendrës Përkujtimore Srebrenicë-Potoçari, Emir Suljagiç komentoi shkurt artikullin, duke theksuar se kjo "tani edhe zyrtarisht është e turpshme".
Gjykatat ndërkombëtare kanë vendosur se forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska kanë kryer gjenocid në Srebrenicë, ku më shumë se 8.000 djem dhe burra boshnjakë u vranë sistematikisht dhe me plan ndërsa Komisioni i Repulikës Sërpska i udhëhequr nga Greif e mohoi atë.
Në vitin 2019, Qeveria e Republikës Sërpska e ftoi Greif-in të bëhet kreu i komisionit që do të bëjë një raport për vrasjen e 8.000 boshnjakëve nga korriku i vitit 1995. Raporti, i botuar në verën e vitit 2021, hasi në kritika të opinionit të gjerë në BeH, kryesisht për shkak të konstatimit se nuk bëhet fjalë për gjenocid dhe pretendimit se "një numër i konsiderueshëm i mbetjeve të zhvarrosura nga varret masive u përkisnin njerëzve që u vranë jashtë sulmit të armatosur masiv".
"Sqarimin e raportit do ta publikojmë në javët e ardhshme", ka thënë Gideon Greif për gazetën izraelite ”Haaretz”, duke shtuar se ai do të përmbajë përgjigjet e atyre që e akuzuan për rishikim të historisë.
Në një intervistë televizive vitin e kaluar, Greif tha se "numri i viktimave nuk është më shumë se 3.714", me pretendimet të cilat si sot i quan një gabim. Në raport citohen vlerësimet se numri i të vdekurve është 3.900.
"Nuk kemi lënë jashtë asnjë viktimë, asnjë. Ka qenë gabimi im personal që do ta korrigjojmë dhe do ta publikojmë atë që është e vërtetë. Mendoj se atëherë do të zvogëlohen ndjeshëm polemikat për komisionin", theksoi ai.
Ai tani pajtohet se 8.000 njerëz u vranë në Srebrenicë dhe thekson: "Ne nuk e shtrembërojmë atë dhe e pranojmë".
"Ky është numri që përmendet që në fillim, nuk ishte ndryshe: rreth 8.000. Dhe ne nuk e shtrembërojmë, e pranojmë. Sigurisht që i dënojmë krimet dhe këtë do ta bëjmë edhe më fuqishëm në shpjegimin tonë", tha Greif.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.