Hasani: Vlerësojmë mbështetjen me vizion të Irlandës për zgjerimin e BE-së
Kryediplomati i Shqipërisë, Igli Hasani, ka pritur në një takim ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen të Irlandës, Thomas Byrne

Tiranë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, ka pritur sot në një takim ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen të Irlandës, Thomas Byrne, transmeton Anadolu.
Në një reagim në rrjetet sociale në lidhje me takimin, Hasani ka theksuar se patën një shkëmbim të frytshëm rreth integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe sipas tij përkushtimit të palëkundur të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian (BE).
"Ndërsa Irlanda përgatitet të mbajë Presidencën e Këshillit të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2026, e vlerësojmë thellësisht mbështetjen e saj të qëndrueshme dhe me vizion për zgjerimin", është shprehur Hasani.
Ministri Hasani ka theksuar më tej se diskutuan gjithashtu rreth mënyrave për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe, sipas tij që nga nisja e fluturimeve direkte mes dy vendeve deri tek nxitja e investimeve irlandeze.