BALLKANI

Hasani: Turqinë mike e vlerësojmë si një partner strategjik dhe aleat kyç

Takimi i kryediplomatit Hasani me delegacionin turk u realizua në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ndërkohë i pranishëm ishte edhe ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay

Fatjon Cuka  | 01.07.2025 - Përdıtësım : 01.07.2025
Hasani: Turqinë mike e vlerësojmë si një partner strategjik dhe aleat kyç

Tiranë

Delegacioni nga Komisioni për Punë të Jashtme në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), kryesuar nga kryetari i këtij komisioni, Fuat Oktay, në ditën e tretë të vizitës në Shqipëri është pritur në takim nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, raporton Anadolu.

Takimi i kryediplomatit Hasani me delegacionin turk u realizua në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ndërkohë i pranishëm ishte edhe ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay.

Në një reagim në rrjetet sociale në lidhje me takimin, ministri Hasani ka shkruar se Turqinë mike e vlerësojnë si një partner strategjik dhe aleat kyç ndërsa shtoi se mbeten përherë të angazhuar për t’i thelluar marrëdhëniet dypalëshe dhe përtej.

"Sot mikprita në mjediset e MEPJ-së, kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Fuat Oktay, me të cilin ndamë bashkërisht mendimin se duhet të rrisim përpjekjet e përbashkëta mes dy vendeve tona që përforcojnë bashkëpunimin ekonomik, politik e tregtar", ka shkruar Hasani.

Gjatë vizitës në Shqipëri që filloi më 29 qershor, delegacioni nga Parlamenti turk u prit në takim nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, dhe nga kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Mimi Kodheli dhe anëtarë të tjerë të këtij komisioni.

Delegacioni turk gjithashtu dje u takua edhe me përfaqësuesit e zyrës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri dhe stafin e Universitetit të New Yorkut në Tiranë (UNYT) si dhe me mori pjesë në darkën e punës të organizuar në Tiranë me biznesmenë turq dhe shqiptarë.

Pjesë e delegacionit të kryesuar nga ish-zëvendëspresidenti i Turqisë, Oktay, ishin edhe anëtarët Ahmet Fethan Baykoç, Oğuz Üçüncü, Talih Özcan, İsmail Özdemir, Metin Ergun, si dhe zyrtarë të tjerë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın