BALLKANI

Hasani takon zv.kryeministren ukrainase: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën

- "Bashkëbiseduam gjithashtu mbi rrugëtimin evropian të secilit prej vendeve tona, ku përcolla edhe mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë për anëtarësimin e Ukrainës", ka theksuar ministri Hasani, mbi takimin me zëvendëskryeministren e Ukrainës

Fatjon Cuka  | 14.07.2025 - Përdıtësım : 15.07.2025
Hasani takon zv.kryeministren ukrainase: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën Foto: MEPJ e Shqipërisë

Tiranë

TIRANË (AA) - Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, ka pritur sot në një takim zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik të Ukrainës, Olha Stefanishyna, transmeton Anadolu.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Hasani ka shkruar se me zëvendëskryeministren e Ukrainës, është takuar gjatë vizitës së saj në Tiranë.

"Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën, si në aspektin politik, diplomatik dhe praktik. Bashkëbiseduam gjithashtu mbi rrugëtimin evropian të secilit prej vendeve tona, ku përcolla edhe mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë për anëtarësimin e Ukrainës, si dhe rëndësinë strategjike të mbajtjes së zgjerimit në agjendën evropiane", ka shkruar Hasani.

Stefanishyna mban gjithashtu edhe postin e ministres së Drejtësisë dhe të Kryenegociatores.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın