Hasani: E ardhmja e Shqipërisë është në familjen evropiane, në mënyrë të vendosur dhe të qartë
"Mesazhi im ishte i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është në familjen evropiane, në mënyrë të vendosur dhe të qartë, pa 'nëse' dhe 'por'", është shprehur ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani
Tiranë
Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe kryetari i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Igli Hasani, ka deklaruar se e ardhmja e Shqipërisë është në familjen evropiane, transmeton Anadolu.
Në rrjetet sociale, Hasani ka shkruar se ka marrë pjesë dhe folur në aktivitetin e mbajtur në Londër mbi sigurinë dhe të ardhmen e rajonit, përpara Samitit të Procesit të Berlinit.
"Mesazhi im ishte i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është në familjen evropiane, në mënyrë të vendosur dhe të qartë, pa 'nëse' dhe 'por'", është shprehur Hasani.
Ndërkohë, sot mbahet në Londër Samiti i Procesit të Berlinit, ku marrin pjesë liderët nga vendet e rajonit dhe zyrtarë të tjerë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
