BALLKANI

Hapet park sporti në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup

Parku Sportiv Ballkanik u ndërtua në bashkëpunim nga Unioni i Komunave të Botës Turke (TDBB), Komuna Metropolitane e Konjës dhe Komuna Selçuklu

Dzihat Aliju  | 17.11.2025 - Përdıtësım : 17.11.2025
Hapet park sporti në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup Foto: Umeys Sulejman/AA

Shkup

Në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në Shkup u mbajt ceremonia e hapjes së Parkut Sportiv Ballkanik, raporton Anadolu.

Parku Sportiv Ballkanik u ndërtua në bashkëpunim nga Unioni i Komunave të Botës Turke (TDBB), Komuna Metropolitane e Konjës dhe Komuna Selçuklu.

Në ceremoninë e hapjes, të mbajtur në kampusin e IBU-së, morën pjesë Ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, drejtues të IBU-së, anëtarë të stafit akademik dhe studentë.

Rektori i IBU-së, Prof. Dr. Lütfi Sunar, në fjalën e tij theksoi se një universitet nuk mund të imagjinohet pa një hapësirë sportive dhe se është e rëndësishme që studentët të jenë aktivë në jetën e përditshme.

Duke shprehur shpresën që studentët ta shfrytëzojnë këtë mundësi, Sunar tha: “Falënderojmë shumë Komunën e Konjës dhe Komunën Selçuklu. Kjo qendër u ndërtua me mbështetjen e tyre financiare. Pa këtë mbështetje, ndoshta do të ishte e pamundur ta ndërtonim”.

Ai shtoi se në ditët në vijim do të organizohen aktivitete të ndryshme në këtë hapësirë.

Në kuadër të aktivitetit u zhvilluan turne në disa disiplina sportive.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın