BALLKANI

Hapet në Sarajevë ekspozita e fotografit Bucciarelli, fitues i çmimeve

- "Është koha të hapim sytë dhe zemrat tona. Tridhjetë vjet më vonë, ata do të na pyesin pse nuk mundëm ta ndalonim Izraelin në Gaza, ku u vranë më shumë se 17.000 fëmijë", tha Bucciarelli

Lejla Biogradlija, Elvır Hodzıc  | 10.07.2025 - Përdıtësım : 10.07.2025
Hapet në Sarajevë ekspozita e fotografit Bucciarelli, fitues i çmimeve Foto: Nihad Ibrahimkadic / AA

Sarajevë

SARAJEVË (AA) - Ekspozita e fotografit fitues të çmimeve, Fabio Bucciarelli të titulluar "Territoret e Pushtuara", me fotografi të përbërë nga Palestina dhe Libani, u hap në ndërtesën historike "Vijecnica" në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, raporton Anadolu.

Hapja e ekspozitës, e cila u mbajt në kuadër të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë që ndodhi në vitin 1995 gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë, tërhoqi vëmendje të madhe.

Bucciarelli zuri vendin e tretë në kategorinë "Jeta e përditshme-seri" në konkursin ndërkombëtar të fotografive lajmesh "Istanbul Photo Awards 2025" të organizuar nga Anadolu.

Ai në një deklaratë për AA tha se është më e rëndësishme se kurrë që faktet e Gazës të njihen dhe të diskutohen.

Duke theksuar se nuk e kanë harruar atë që ndodhi në Srebrenicë ndërsa gjenocidi vazhdon në Rripin e Gazës, Bucciarelli tha se ndërtesa "Vijecnica" ku ndodhet ekspozita u shënjestrua gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë.

"Është koha të hapim sytë dhe zemrat tona. Tridhjetë vjet më vonë, ata do të na pyesin pse nuk mundëm ta ndalonim Izraelin në Gaza, ku u vranë më shumë se 17.000 fëmijë. Unë kam një vajzë 3-vjeçare dhe ajo do të më pyesë mua. Ne të gjithë duhet të bëjmë diçka. Fotografitë në ekspozitë janë dëshmi e kësaj", tha Bucciarelli.

Sipas tij, gazetaria po përballet me shumë sfida, siç janë inteligjenca artificiale, lajmet e rreme, propaganda dhe pasiguria në terren. "Gazetaria është më e rëndësishme sot se kurrë. Është koha për të treguar histori pa ndërmjetës. Ekspozita si kjo janë një shembull i mirë i komunikimit të drejtpërdrejtë me njerëzit", u shpreh ai më tej.

Gjithashtu duke folur për rëndësinë e konkurseve ndërkombëtare si "Istanbul Photo Awards", ai tha: "Ndihmon që historitë të arrijnë në botë sepse ne gazetarët dalim në terren për të treguar të vërtetën. Ne e themi të vërtetën në Gaza, Liban dhe Lindjen e Mesme".

Ekspozita "Territoret e Pushtuara", që paraqet fotografi të Bucciarellit nga Palestina dhe Libani, mund të vizitohet deri më 14 korrik.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın