BALLKANI

Hapet edicioni i 31-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës

Pjesë e panairit janë dhjetëra kompani nga sektorë të ndryshëm nga Shqipëria, Turqia, vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë

Fatjon Cuka  | 05.11.2025 - Përdıtësım : 05.11.2025
Hapet edicioni i 31-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Në Shqipëri është hapur Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, ku institucione dhe kompani nga vende të ndryshme do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në disa sektorë, raporton Anadolu.

Ceremonia e hapjes së panairit është mbajtur në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, të dhomave të biznesit dhe të organizatave të ndryshme.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, në fjalën e saj në ceremoninë e hapjes, e konsideroi rrënjësor transformimin e ekonomisë shqiptare në 31 vitet e fundit.

"Duket nga cilësia e bizneseve, madhësia e bizneseve dhe nga cilësia e produkteve që ato përfaqësojnë, nga cilësia e projekteve që ato prezantojnë. Keni arritur të sillni bashkë kompani të përfaqësuara në forma të ndryshme, të cilat mbulojnë një fushë shumë të gjerë, që nga prodhimi, ndërtimi, energjia dhe tek inovacioni", tha ajo, duke folur rreth panairit.

Ibrahimaj theksoi se koncepti që kanë sot është me prezantimin e vizionit të Shqipërisë 2030.

Fjalë përshëndetëse mbajtën edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shqiptare, si dhe Luel Muhametaj, në emër të organizatorit të panairit.

Pjesë e panairit janë dhjetëra kompani nga sektorë të ndryshëm nga Shqipëria, Turqia, vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë, me fokus fushën e ndërtimit, energjisë, industrisë së rëndë dhe të lehtë dhe sektorë të tjerë.

Panairi organizohet nga zyra e Klik Ekspo Group and Tirana International Fair dhe do të vazhdojë deri më 8 nëntor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın