BALLKANI

Halkbank donacion për shkollën fillore "Imri Elezi" në Shkup

Me rregullimin e hapësirës, oborri i shkollës mori një funksion të ri si vend ku nxënësit do të mund të kalojnë më shumë kohë në ambient të hapur, të shoqërohen dhe të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme

Dzihat Aliju  | 12.03.2026 - Përdıtësım : 12.03.2026
Halkbank donacion për shkollën fillore "Imri Elezi" në Shkup Foto: Halkbank

Shkup

Me donacion nga Halkbank AD Shkup, në shkollën fillore "Imri Elezi" në Komunën e Çairit në Shkup u realizua projekti për rregullimin e oborrit të shkollës, i cili përfshiu vendosjen e pajisjeve urbane inkluzive për fëmijët, ndërtimin e një klase të hapur dhe rregullimin e një kopshti shkollor për kultivimin e kulturave kopshtare, duke krijuar kështu kushte më të mira për lojë, mësim dhe qëndrim të nxënësve, raporton Anadolu.

Me rregullimin e hapësirës, oborri i shkollës mori një funksion të ri si vend ku nxënësit do të mund të kalojnë më shumë kohë në ambient të hapur, të shoqërohen dhe të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme.

Pajisjet urbane të vendosura mundësojnë që hapësira të jetë e qasshme dhe funksionale për të gjithë fëmijët, duke nxitur inkluzivitetin dhe pjesëmarrjen e barabartë në jetën shkollore.

Klasa e re e hapur do t'u mundësojë mësimdhënësve që një pjesë të mësimit ta realizojnë në një mjedis ndryshe dhe më interaktiv ndërsa kopshti shkollor do të shërbejë si hapësirë praktike ku nxënësit do të mësojnë për natyrën, bimët dhe procesin e kultivimit të kulturave kopshtare.

"Banka jonë beson se çdo fëmijë meriton një mjedis në të cilin mund të mësojë, të zhvillohet dhe të ndërtojë potencialet e veta. Me rregullimin e oborrit në SHF 'Imri Elezi' duam të kontribuojmë në krijimin e një hapësire më inkluzive dhe frymëzuese që do të përdoret nga të gjithë nxënësit si për mësim ashtu edhe për lojë dhe shoqërim", theksoi Fatih Sahbaz, drejtor ekzekutiv i përgjithshëm i Halkbank AD Shkup.

Ky donacion është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme të Halkbank të orientuara drejt mbështetjes së arsimit dhe zhvillimit të komuniteteve lokale, përmes projekteve që kontribuojnë për kushte më të mira për mësim dhe zhvillim të të rinjve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın