BALLKANI

Grupi britanik “Massive Attack” shfaq mesazh mbështetjeje për Palestinën në koncertin në Shkup

Koncerti i grupit britanik filloi me pamje, fjalime, statistika dhe të dhëna të tjera të shfaqura në ekranin në skenë që theksonin vuajtjet palestineze dhe bënin thirrje për paqe

Abdulbesar Ademi  | 29.06.2025 - Përdıtësım : 29.06.2025
Grupi britanik “Massive Attack” shfaq mesazh mbështetjeje për Palestinën në koncertin në Shkup Foto: AA/Arkiv

Shkup

Grupi i famshëm britanik “Massive Attack” në koncertin e mbajtur mbrëmë në Shkup kanë shfaqur fushatën e tyre në mbështetje të Palestinës, duke paraqitur luftën brutale dhe gjenocidin e kryer nga Izraelit ndaj palestinezëve në Gaza, transmeton Anadolu.

Koncerti u mbajt në stadiumin ushtarak në Shkup në kuadër të festivalit “Skopje Calling”, ndërkohë publiku i pranishëm në koncert gjithashtu shprehu mbështetje ndaj palestinezëve të Gazës.

Koncerti i grupit britanik filloi me pamje, fjalime, statistika dhe të dhëna të tjera të shfaqura në ekranin në skenë që theksonin vuajtjet palestineze dhe bënin thirrje për paqe.

Për herë të parë, ky lloj i mbështetjes për palestinezët nga “Massive Attacks” u shfaq në festivalin LIDO të Londrës më 6 qershor të vitit 2025, pas çka grupi nëpër qytete të ndryshme në koncertet e tij vazhdoi të shfaq mesazhe mbështetjeje për Palestinën.

“Massive Attack” tashmë për një kohë më të gjatë ka përdorur platformën e tyre përmes muzikës, pamjeve vizuale, komenteve dhe aktivizmit institucional për të mbështetur të drejtat e palestinezëve, ndihmën humanitare dhe një armëpushim në Gaza.

“Massive Attack” gjithashtu ka refuzuar të performojë në Izrael që nga viti 1999, duke e paraqitur atë si protestë jo të dhunshme kundër pushtimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.