Godina e Xhamisë Qendrore në Prishtinë dita ditës po merr formë
- Dhjetëra punëtorë nga Turqia dhe Kosova po merren çdo ditë me punë brenda dhe jashtë objektit, me punime të cilat pushojnë vetëm një ditë brenda dy javësh

Prishtinë
PRISHTINË (AA) - Xhamia Qendrore në Prishtinë për ndërtimin e së cilës po vazhdojnë punimet, dita ditës po merr formë, raporton Anadolu.
Dhjetëra punëtorë nga Turqia dhe Kosova angazhdohen çdo ditë brenda dhe jashtë objektit, me punime të cilat pushojnë vetëm një ditë brenda dy javësh.
Tre katet e parkingut dhe amfiteatri janë kryer në punën e vrazhdë, ndërsa aktualisht po punohet në ngritjen e katit ku do të përdoret për falje të namazeve.
Katër kupola tashmë janë shfaqur mbi sipërfaqen e pllakës në formën bazike, ndërsa katër minaret, secila ne katër anët e xhamisë, ende nuk janë ngritur.
Sipërfaqja e përgjithshme e kompleksit (hapësira e parcelës) ku po ndërtohet Xhamia është prej rreth 8 mijë metrash katrorë, ndërsa i gjithë ndërtimi kap një sipërfaqe prej rreth 45 mijë metra katrorë.
Xhamia, pas hapjes së saj, do t'u mundësojë faljen rreth 10 mijë besimtarëve, duke zgjidhur çështjen e mungesës së faljes së namazeve nëpër xhamitë e kryeqytetit, të cilat mbushen sidomos gjatë Muajit të Ramazanit dhe në faljet e xhumasë.
Përpos vendfaljes, xhamia do të ketë edhe parking, bibliotekë, qendër rinore, kurs për Kuran, amfiteatër.
Xhamia e ndërtuar me fondet e Diyanetit të Turqisë në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), parashihet të përfundojë në vitin 2027.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.