BALLKANI

Gjykata lë në fuqi masën "arrest në burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim kishte kërkuar revokimin ose zëvendësimin e masës së "arrestit në burg", ndërkohë sot është mbajtur seanca gjyqësore për kërkesën e tij

Fatjon Cuka  | 23.04.2025 - Përdıtësım : 24.04.2025
Gjykata lë në fuqi masën "arrest në burg” për kryebashkiakun  e Tiranës, Erion Veliaj

Tiranë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e Shqipërisë (GJKKO) ka vendosur vazhdimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, raporton Anadolu.

Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim, kishte kërkuar revokimin ose zëvendësimin e masës së arrestit në burg, ndërkohë sot është mbajtur seanca gjyqësore për kërkesën e tij.

Në një njoftim për mediat, GJKKO konfirmoi vendimin ndaj kryebashkiakut Veliaj.

Sipas gjykatës, kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.


- Arrestimi i kryebashkiakut Veliaj

Veliaj është arrestuar më 10 shkurt 2025, i dyshuar sipas autoriteteve për korrupsion dhe pastrim parash.

Ndërkohë, më parë ndaj bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, është vendosur masa "ndalim i daljes jashtë shtetit" dhe "detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", e dyshuar për disa vepra penale.

Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës që prej vitit 2015, ndërkohë ka mbajtur post edhe në Qeverinë e Shqipërisë, si dhe ka qenë edhe deputet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.