BALLKANI

Gjykata Kushtetuese mban seancë për çështjen ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Për Anadolu, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë konfirmoi se "nuk ka vendimmarrje sot" në lidhjen me ankimin në fjal

Fatjon Cuka  | 31.10.2025 - Përdıtësım : 31.10.2025
Gjykata Kushtetuese mban seancë për çështjen ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj Foto: Olsi Shehu / AA

Tiranë

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka mbajtur seancë mbi çështjen ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, raporton Anadolu.

Në seancën e sotme që vazhdoi për disa orë ishte i pranishëm edhe Veliaj, si dhe përfaqësues të Presidencës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave.

Për Anadolu, Gjykata Kushtetuese konfirmoi se "nuk ka vendimmarrje sot" në lidhjen me ankimin në fjalë.

Në seancën e sotme u shqyrtua ankimi i Velijat në lidhje me shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave dhe dekreti i presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj "Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie" në Tiranë.

Gjatë fjalës në seancë, Veliaj theksoi se shkarkimi i tij nga posti i kryebashkiakut është shkelje, pasi, sipas tij, nuk ka zgjedhur ai të mos paraqitet në detyrë.

Gjyakata Kushtetuese do të shpallë vendimin për çështjen në fjalë në ditët në vazhdim.


- Arrestimi dhe shkarkimi i Erion Veliajt

Veliaj është arrestuar më 10 shkurt 2025, i dyshuar, sipas autoriteteve, për korrupsion dhe pastrim parash dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

Më 23 shtator, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi projektvendimin për "propozimin për shkarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj", me argumentin se "kryeqyteti nuk ka kryetarin e saj të zgjedhur për shkak të procesit penal ndaj tij".

Më 25 shtator, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë vendosi të shkarkojë Veliajn nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Më 29 shtator, avokatët e Veliajt konfirmuan se vendimi për shkarkimin është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese.

Më 9 tetor Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë pezulloi dekretin e presidentit Bajram Begaj, dekret që u shpall më 1 tetor, për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë.

Veliaj ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës që prej vitit 2015, ndërkohë që ka mbajtur post edhe në Qeverinë e Shqipërisë, si dhe ka qenë edhe deputet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın