BALLKANI

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën "arrest në burg" për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj

- Në Gjykatën e Lartë është mbajtur sot seanca për çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, i cili ndodhet në paraburgim, ndërkohë Veliaj kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Fatjon Cuka  | 08.07.2025 - Përdıtësım : 09.07.2025
Gjykata e Lartë lë në fuqi masën "arrest në burg" për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj

Tiranë

TIRANË (AA) - Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, transmeton Anadolu.

Në Gjykatën e Lartë është mbajtur sot seanca për çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, i cili ndodhet në paraburgim, ndërkohë Veliaj kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Në një njoftim të publikuar në uebfaqen e Gjykatës së Lartë thuhet se kjo gjykatë ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në seancat e muajve të fundit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dhe Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e Shqipërisë (GJPAKKO) kanë lënë në fuqi masën "arrest në burg".


- Arrestimi i kryebashkiakut Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, është arrestuar më 10 shkurt, i dyshuar sipas autoriteteve për korrupsion dhe pastrim parash dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

Ndërkohë, ndaj bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, është vendosur masa "ndalim i daljes jashtë shtetit" dhe "detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", e dyshuar për disa vepra penale.

Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës që prej vitit 2015, ndërkohë ka mbajtur post edhe në Qeverinë e Shqipërisë, si dhe ka qenë edhe deputet.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın