BALLKANI

Gërvalla: Bashkëpunimi me Turqinë, sidomos në mbrojtje, është strategjik

“Bashkëpunimi me Turqinë, sidomos në fushën e mbrojtjes, është strategjik, transparent dhe i orientuar drejt paqes; ai synon forcimin e kapaciteteve institucionale dhe kontributit në misionet ndërkombëtare paqeruajtëse”, tha Gërvalla

Agim Sulaj  | 23.01.2026 - Përdıtësım : 23.01.2026
Gërvalla: Bashkëpunimi me Turqinë, sidomos në mbrojtje, është strategjik Foto: Arif Hüdaverdi Yaman/AA

Prishtinë

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila po qëndron në Stamboll në kuadër të Platformës së Paqes së Ballkanit, ka thënë se bashkëpunimi i Kosovës me Turqinë, sidomos në fushën e mbrojtjes, është strategjik, transmeton Anadolu.

Gërvalla tha se bashkëpunimi dhe siguria rajonale janë shtylla themelore e politikës së jashtme që Republika e Kosovës përfaqëson dhe bazament i çdo bashkëpunimi të qëndrueshëm për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor.

Ministrja kosovare nga Stambolli tha se në një realitet ndërkombëtar të karakterizuar nga pasiguria, kriza të ndërthurura dhe sfida gjeopolitike, bashkëpunimi rajonal i qëndrueshëm është kthyer në një domosdoshmëri strategjike.

“Prandaj, bashkëpunimi me Turqinë, sidomos në fushën e mbrojtjes, është strategjik, transparent dhe i orientuar drejt paqes; ai synon forcimin e kapaciteteve institucionale dhe kontributit në misionet ndërkombëtare paqeruajtëse”, tha Gërvalla.

Duke folur për Platformën e Paqes së Ballkanit, Gërvalla tha se ajo demonstron se sfidat e sigurisë duhet të adresohen përmes dialogut dhe diplomacisë, jo përmes konfrontimit dhe ky është mesazhi që Kosova mbart në çdo forum rajonal dhe ndërkombëtar.

Gërvalla tha se në kuadër të kësaj platforme, ka riafirmuar angazhimin e Kosovës për bashkëpunim gjithëpërfshirës, forcim të stabilitetit rajonal dhe avancim të dialogut si instrument strategjik për paqen, sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın