BALLKANI

"Franca ratifikon Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO"

"Ajo që mbetet është që të kryhet procesi vetëm në Spanjë, megjithatë mbetet e qartë se asnjë vend anëtar nuk kishte asnjë dilemë në aspektin e anëtarësimit tonë të merituar në Aleancën”, tha Shekerinska

Husamedin Gina  | 21.11.2019 - Përdıtësım : 21.11.2019
"Franca ratifikon Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO" ( Husamedin Gina - Anadolu Agency )

Shkup

Zëvendës-kryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska ka njoftuar se Franca ka ratifikuar Protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO, raporton Anadolu Agency (AA).

Shekerinska në një deklaratë për mediat pas adresimit të saj në konferencën “Roli i gruas në ruajtjen e paqes dhe sigurisë-Rezoluta 1325-Bazë për aksion”, duke theksuar se Maqedonia e Veriut është një hap deri te anëtarësimi i plotëfuqishëm në NATO, tha se Parlamenti i Francës ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO.

“Kjo tregon se me të vërtetë procesi i ratifikimit shkon shpejtë dhe se si shtet kemi të drejtë ose me të drejtë ishim ambicioz dhe treguam se këtë anëtarësim e meritojmë, e bëmë punën. Ajo që mbetet është që të kryhet procesi vetëm në Spanjë, megjithatë mbetet e qartë se asnjë vend anëtar nuk kishte asnjë dilemë në aspektin e anëtarësimit tonë të merituar në Aleancën”, tha Shekerinska.

Ajo shtoi se pret që e njëjta porosi të përcillet edhe në Samitin e Londrës dhe trajtimi i Maqedonisë së Veriut në samit të jetë si "de facto" anëtare e Aleancës.

Nga gjithsej 29 vendeve anëtare të NATO-s, Protokollin për Maqedoninë e Veriut mbetet ta ratifikojë vetëm edhe Spanja.

Që të bëhet Maqedonia e Veriut vend anëtar i plotëfuqishëm në NATO, Protokolli i anëtarësimit duhet të ratifikohet në parlamentet e të gjitha vendeve anëtare të Aleancës.

Kujtojmë se vendet anëtare të NATO-s e nënshkruan Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në këtë Aleancë me 6 shkurt të këtij viti.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın