BALLKANI

Forumi Maqedonas i Energjisë vazhdon në ditën e dytë

- Forumi Maqedonas i Energjisë ka mbledhur së bashku ministra, ekspertë dhe zyrtarë të nivelit të lartë nga organizata ndërkombëtare nga vendet e rajonit.

Dzihat Aliju  | 17.06.2025 - Përdıtësım : 18.06.2025
Forumi Maqedonas i Energjisë vazhdon në ditën e dytë Foto: Umeys Sulejman / AA

Shkup

SHKUP (AA) - Forumi Maqedonas i Energjisë (MEF), i cili filloi dje në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, vazhdoi me sesione të ndryshme në ditën e tij të dytë, raporton Anadolu.

Fjala hapëse e panelit me titull "Tranzicioni i Drejtë i Energjisë në Turqi dhe Ballkanin Perëndimor: Mësime dhe Mundësi" i organizuar në kuadër të forumit u mbajt nga prof. dr. Halil Hasar, drejtor i Ndryshimeve Klimatike në Ministrinë e Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike.

Në fjalimin e tij, Hasar theksoi rëndësinë jo vetëm të zëvendësimit të lëndëve djegëse fosile me energji të rinovueshme por edhe të mbrojtjes së burimeve të jetesës dhe krijimit të mundësive të reja për brezat.

Duke kujtuar se Organizata Ndërkombëtare e Punës ka paralajmëruar se politikat klimatike do të shkaktojnë humbjen e miliona të vendeve të punës deri në vitin 2030 dhe se 6 milionë vende të tjera pune mund të krijohen në sektorët e energjisë së rinovueshme dhe efikasitetit të energjisë, Hasar tha se "Ky është një ndryshim i jashtëzakonshëm që do të prekë shumë njerëz në mbarë botën".

Ai vuri në dukje se Turqia, si të gjitha vendet përballet me sfida të caktuara në sektorin e energjisë dhe transformimin e energjisë. "Sektori i energjisë në Turqi përbën afërsisht 12 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto tonë dhe siguron punësim për më shumë se 250 mijë njerëz", tha Hasar.

Forumi Maqedonas i Energjisë ka mbledhur së bashku ministra, ekspertë dhe zyrtarë të nivelit të lartë nga organizata ndërkombëtare nga vendet e rajonit.

Forumi, i cili u mbajt për herë të 8-të këtë vit me moton "Formësimi i së ardhmes energjetike të Ballkanit Perëndimor", do të përfundojë sot.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.