Forcës së Sigurisë së Kosovës i bashkohen 350 pjesëtarë të rinj
- Sipas presidentes Vjosa Osmani, fuqia e ushtrisë kosovare po rritet dhe Republika e Kosovës po ecën përpara me krenari

Prishtinë
PRISHTINË (AA) - Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i janë bashkuar 350 rekrutë të rinj në një ceremoni të mbajtur në qytetin e Ferizajt, transmeton Anadolu.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila njëherësh është edhe Komandante Supreme e FSK-së, tha se 350 ushtarë të rinj morën rrugën në shërbim të FSK-së.
"Nga këta djem dhe vajza në uniform, një zë i fuqishëm jehon: për Kosovën", tha Osmani.
Sipas presidentes Osmani, fuqia e ushtrisë kosovare po rritet dhe Republika e Kosovës po ecën përpara me krenari.
Pjesë e ceremonisë së diplomimit të rekrutëve ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se në katër vitet e fundit në ushtri janë investuar 300 milionë euro dhe mbi 2.700 ushtarë e oficerë të rinj janë rekrutuar.
Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.