Forcat Rezervë Operacionale të Turqisë nisin misionin e përkohshëm në Kosovë në kuadër të KFOR-it
Ushtarët turq u pritën në bazat e këtij misioni në Kosovë dhe do të kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend

Prishtinë
Forcat Rezervë Operacionale të Turqisë (ORF) kanë mbërritur në Kosovë për një vendosje të përkohshme në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, transmeton Anadolu.
Sipas njoftimit të KFOR-it, ushtarët turq u pritën në bazat e këtij misioni në Kosovë dhe do të kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend.
Në muajt e ardhshëm, Batalioni turk i ORF-it do të zhvillojë një sërë aktivitetesh në bashkëpunim me njësi të tjera të KFOR-it, duke qenë i gatshëm të përgjigjet ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë në Kosovë.
NATO vlerëson se përforcime të tilla rrisin fleksibilitetin operacional të KFOR-it dhe aftësinë për t’iu përgjigjur në kohë sfidave të reja të sigurisë.
Më 3 tetor, komandanti në largim i KFOR-it, Enrico Barduani, me një ceremoni e cila do të mbahet në Prishtinë do t’ia dorëzojë detyrën komandantit turk Özkan Ulutaş.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.