BALLKANI

Filloristë të komunitetit turk vizituan Kuvendin e Kosovës me rastin e Ditës së Turqve

Nënkryetarja Bogujevci vlerësoi lart rolin e komunitetit turk në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes

Agim Sulaj  | 22.04.2024 - Përdıtësım : 23.04.2024
Filloristë të komunitetit turk vizituan Kuvendin e Kosovës me rastin e Ditës së Turqve Foto: FIkrim Damka/FB

Prishtinë

Me rastin e Ditës së Turqve të Kosovës, nën organizimin e kryetarit të Grupit Multietnik të Kuvendit të Kosovës, Enis Kervan, dhe deputetes Fidan Jilta, një grup prej 150 filloristësh të komunitetit turk në Kosovë vizituan Kuvendin e Kosovës, raporton Anadolu.

Nënkryetarja Saranda Bogujevci me këtë rast uroi nxënësit e komunitetit turk dhe përfaqësuesit për festën e tyre, duke i falënderuar për angazhimin e vazhdueshëm në kultivimin e marrëdhënieve ndëretnike.

Bogujevci vlerësoi lart rolin e komunitetit turk në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes, si dhe përkrahjen e parezervë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, duke theksuar se ndihet e nderuar se Republika e Kosovës është shembull në rajon e më gjerë i garantimit dhe zbatimit të të drejtave të komuniteteve, për çfarë, sipas saj, është punuar fort bashkërisht.

Deputeti Enis Kervan falënderoi nxënësit për vizitën e tyre, duke uruar për Ditën qytetarëve të komunitetit turk në Kosovë. Kervan vlerësoi lart punën e institucioneve shtetërore në Kosovë, me theks të Kuvendit të Kosovës, lidhur me të drejtat e komuniteteve.

Edhe deputetja Fidan Jiltam duke shpreh mirënjohjen për përkushtimin dhe angazhimin e pandërprerë të komunitetit turk, theksoi se në këtë ditë të veçantë, duhet përmendur kontributin e jashtëzakonshëm të komunitetit turk në shoqërinë kosovare.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, falënderoi fëmijët për punën e palodhur dhe për përkushtimin ndaj kulturës dhe historisë së komunitetit turk në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite filloristët shoqëroheshin edhe nga ambasadori i Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.