BALLKANI

Fillon Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë

Ceremonia e hapjes së edicionit të 23-të të festivalit është organizuar në Kinema Millennium në Tiranë, me pjesëmarrjen e artistëve, përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme dhe artdashësve

Fatjon Cuka  | 21.09.2025 - Përdıtësım : 21.09.2025
Fillon Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Në Shqipëri ka filluar Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë (Tirana International Film Festival-TIFF), me sloganin "Mendo ndryshe, shiko njësoj", transmeton Anadolu.

Ceremonia e hapjes së edicionit të 23-të të festivalit është organizuar në Kinema Millennium në Tiranë, me pjesëmarrjen e artistëve, përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme dhe artdashësve.

Festivali do të mbahet në datat 21-27 shtator dhe pjesë e tij janë filma nga disa vende, përfshirë edhe nga Turqia.

Festivali organizohet nën kujdesin e Institutit të Filmit në Tiranë, me mbështetjen e disa ministrive dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë, Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve dhe të tjera.

Ndërkohë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë ka marrë më parë vendimin të ndërprerë partneritetin me Ambasadën e Izraelit në Shqipëri.

Në një deklaratë, TIFF konfirmoi se meqenëse shteti izraelit ndërpreu fondet e Festivalit Ophir pas ndarjes së çmimit të një filmi palestinez, “po tërhiqemi simbolikisht si një deklaratë parimore”. Në deklaratën e festivalit u theksua se qëndrojnë fort kundër të gjitha formave të gjenocidit, dhunës, shtypjes dhe padrejtësisë.

Sipas organizatorëve, TIFF synon të krijojë në Shqipëri, por edhe në rajon, një qendër kulturore të kinemasë alternative dhe të pavarur në mbarë botën dhe të jetë një pikë takimi kulturash.

Gjithashtu qëllimi i TIFF-së është të sjellë regjisorë dhe producentë nga e gjithë bota në Tiranë, për të nxitur bashkëpunimin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın