BALLKANI

Filipçe për të plagosurit e aksidentit në Bullgari: Tre pacientë të tjerë do të mbërrijnë sot

Të plagosurit fillimisht u pranuan në spitalin "Pirogov" në Sofje, ndërsa Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka marrë përsipër të sigurojë transportin deri në Maqedoninë e Veriut dhe përkujdesjen e mëtejme shëndetësore

Abdula Berisha  | 29.11.2021 - Përdıtësım : 30.11.2021
Filipçe për të plagosurit e aksidentit në Bullgari: Tre pacientë të tjerë do të mbërrijnë sot

Shkup

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se tre pacientë të lënduar nga aksidenti në Bullgari do të arrijnë sot në Shkup, duke shtuar se dy pacientët që para disa ditësh ishin pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike janë lëshuar në mjekim shtëpiak, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri Filipçe në një konferencë për media dha informacione për gjendjen e shtatë personave që i mbijetuan aksidentit me autobusin me targa të Shkupit i cili u aksidentua më 23 nëntor pranë fshatit Bosnek në afërsi të qytetit Pernik në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona.

"Fillimisht, dy pacientët që janë shtruar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike sot do të lirohen për mjekim shtëpiak. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, trajtimi do të vazhdojë në fushën e mbështetjes psikologjike, këtu kemi kontaktuar me psikiatërit ose psikologët tanë", tha Filipçe.

Të plagosurit fillimisht u pranuan në spitalin "Pirogov" në Sofje, ndërsa Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka marrë përsipër të sigurojë transportin deri në Maqedoninë e Veriut dhe përkujdesjen e mëtejme shëndetësore.

"Tre pacientë të tjerë do të mbërrijnë sot. Njëri është nisur tashmë, dy të tjerët do të nisen pasdite, do të mbërrijnë sonte më vonë dhe që të tre me siguri do të pranohen fillimisht në Klinikën e Kirurgjisë Plastike", tha Filipçe.

Ministri gjithashtu tha se të gjithë të plagosurit që ndodhen akoma në Bullgari ndihen mire, janë në gjendje të përballojnë transportin, duke përfshirë edhe një pacienti i cili është operuar, për të cilin Filipçe tha se tashmë ka filluar te ecë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.