Bota, BALLKANI

Festime në Sarajevë pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim në Gaza

Qytetarët u binin boriave të makinave, valëvitën flamujt palestinezë dhe bërtisnin parulla në mbështetje të popullit palestinez

Elvır Hodzıc  | 16.01.2025 - Përdıtësım : 16.01.2025
Festime në Sarajevë pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim në Gaza

Sarajevë

Me kolona makinash në rrugë, qytetarë të shumtë të Sarajevës sonte kanë festuar lajmin se është arritur një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Një grumbullim spontan i një grupi qytetarësh rezultoi në një varg të gjatë automjetesh që u formuan nëpër qendrën e Sarajevës.

Të mbledhurit u binin boriave të makinave, valëvitën flamujt palestinezë dhe bërtisnin parulla në mbështetje të popullit palestinez.

Më herët, kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman, njoftoi arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në Rripin e Gazës, duke theksuar se zbatimi i saj do të fillojë këtë të dielë.

Armëpushimi vjen në ditën 467-të të fushatës gjenocidale të Izraelit kundër Gazës, e cila ka vrarë mbi 46.700 njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, që nga një sulm ndërkufitar i udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023. Rreth 1.200 njerëz u vranë në atë sulm, dhe rreth 250 të tjerë u morën në Gaza si pengje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın