Ekonomi, BALLKANI

Fabrika më e madhe e armëve në Bullgari punëtorët i dërgon në pushim të detyruar

Nikolaj Ibushev, menaxheri i përgjithshëm i kompanisë, njoftoi në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) se mbi 8 mijë punonjës do të jenë me pushime nga 17 janari deri më 11 shkurt

Ihvan Radoykov  | 14.01.2022 - Përdıtësım : 17.01.2022
Fabrika më e madhe e armëve në Bullgari punëtorët i dërgon në pushim të detyruar

Sofje

Arsenal, fabrika më e madhe bullgare e armëve, punëdhënësi më i madh në sektorin publik në Bullgari, për shkak të rritjes së tepërt të çmimeve të energjisë elektrike dhe pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) ka vendosur të dërgojë punëtorët në pushim të detyruar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nikolaj Ibushev, menaxheri i përgjithshëm i kompanisë, njoftoi në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) se mbi 8 mijë punonjës do të jenë me pushime nga 17 janari deri më 11 shkurt.

Ibushev tha se vendimi për mbyllje të përkohshme është pasojë e rritjes së njëpasnjëshme të çmimit të lëndëve të para dhe energjisë, si dhe efektit të llojit Omicron që po zgjerohet me shpejtësi. Ai tha se po flitej për kalimin e kompanisë në një orar katër-ditor të punës, por kjo nuk u pranua si një alternativë joproduktive për punonjësit.

Kompania Arsenal, e cila u themelua në qytetin bullgar Ruse në vitin 1891 gjatë luftës osmano-ruse, në vitin 1924 u zhvendos në Kazanlak në Bullgarinë qendrore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın