BALLKANI

Evakuohen edhe katër shtetas të Maqedonisë së Veriut nga Izraeli

- Me këtë, numri total i shtetasve të Maqedonisë së Veriut të evakuuar është rritur në 12.

Dzihat Aliju  | 25.06.2025 - Përdıtësım : 26.06.2025
Evakuohen edhe katër shtetas të Maqedonisë së Veriut nga Izraeli

Shkup

SHKUP (AA) - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut informoi se dje, me fluturim nga Tel Avivi për në Athinë, është kryer evakuimi i katër shtetasve të Maqedonisë së Veriut, transmeton Anadolu.

Ministria bëri të ditur se bëhet fjalë për një familje e përbërë nga nëna dhe tre fëmijët e saj.

Me këtë, numri total i shtetasve të Maqedonisë së Veriut të evakuuar është rritur në 12.

"Sipas informacionit nga misioni diplomatik dhe konsullor në Tel Aviv dhe duke marrë parasysh armëpushimin në fuqi që nga 24 qershori dhe stabilizimin e situatës së sigurisë, qytetarët që fillimisht ishin përgatitur për evakuim emergjent aktualisht po e shtyjnë largimin e tyre", njoftoi ministria.

Ministria tha se nëpërmjet Ambasadës në Tel Aviv, mbetet në komunikim të rregullt me ​​të gjithë qytetarët që kanë shprehur interes për t'u larguar nga Izraeli, nëse lind përsëri nevoja dhe do të vazhdojë të informojë publikun në kohën e duhur.

Gjithashtu ministria përsëriti se rekomandimi që shtetasit të shmangin udhëtimet në vendet e Lindjes së Mesme mbetet në fuqi.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın