BALLKANI

Erdoğan për tërmetin: I bëj thirrje botës islame që ta mbështesë Shqipërinë

Presidenti Erdoğan shprehu besimin se vendi i tij dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë mbledhje do t'i ndihmojnë Shqipërisë në këto momente të vështira

Dzihat Aliju  | 27.11.2019 - Përdıtësım : 27.11.2019
Erdoğan për tërmetin: I bëj thirrje botës islame që ta mbështesë Shqipërinë Foto: Murat Çetinmühürdar/AA

Ankara

STAMBOLL (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka bërë të ditur se pas lajmit të tërmetit ka biseduar dy herë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe është njoftuar se numri i të vdekurve nga tërmeti ka arritur në 26, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë fjalimit në hapjen e mbledhjes së 35-të të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar (COMCEC) të Organizatës së Zhvillimit Islam.

Erdoğan, uroi që mëshira e Allahut të jetë mbi viktimat ndërsa të plagosurve u uroi shërim të shpejtë. 

"Pas lajmit të tërmetit dje bisedova dy herë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. I uruam të shkuara", u shpreh Erdoğan.

Ai tregoi se kryeministri shqiptar, mbrëmë e ka njoftuar se numri i të vdekurve është rritur në 26 ndërsa i atyre në rreth 600.

"Natyrisht qytetet ishin rrënuar seriozisht. Këtu neve na takon diçka, duhet të organizojmë një mbledhje të donatorëve, sepse në lidhje me ndërtesat e rrënuara mendoj se duhet të jemi pranë Shqipërisë, gjë e cila është veçanërisht detyrë e Organizatës Islame për Zhvillim. Besoj se është shumë e dobishme që të hedhim këtë hap. Kjo është një detyrë vëllazërie", theksoi presidenti turk.

Erdoğan gjithashtu shprehu besimin se vendi i tij dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë mbledhje do t'i ndihmojnë Shqipërisë në këto momente të vështira.

Presidenti i Turqisë duke informuar rreth ndihmave të Turqisë tha:

"Ne me shpejtësi dërguam avionët tonë kargo, Gjysmëhënën e Kuqe Turke, AFAD i kemi dërguar në Shqipëri. Një pas një këto autokolona tona janë duke shkuar në rajon. Besoj se edhe maunet me ndihma humanitare do të mbërrijnë gjatë ditës. E kuptojmë shumë mirë Shqipërinë si një vend i cili më parë shumë herë ka qenë e prekur nga tërmete të mëdha. Të gjithë duhet të qëndrojmë pranë Shqipërisë qoftë në ofrimin e trajtimit mjekësor ndaj të plagosurve qoftë të atyre që shtëpitë u janë shkatërruar ose dëmtuar. Jemi në stinën e dimrit. Duhet të parashikojmë se në çfarë gjendje mund të jenë vëllezërit tanë atje në këtë stinë të ftohtë". 

"Unë këtu nëpërmjet jush gjithë botës islame i bëj thirrje që ta mbështesë Shqipërinë", porositi Erdoğan.

Kujtojmë se Shqipëria dje u godit nga dy tërmete të fuqishme me epiqendër në Durrës në orën 3:55 me magnitudë prej 6,3 ballë në thellësi prej 10 kilometrash dhe më vonë me një magnitudë prej 5 ballë në Kepin e Rodonit.

Sipas të dhënave të deritanishme të siguruara nga autoritetet shqiptare, numri i viktimave nga tërmeti që goditi Shqipërinë ka arritur në 24 ndërkohë mbi 650 persona janë plagosur dhe pothuajse 50 të tjerë janë shpëtuar nga rrënojat.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın