BALLKANI

Erdoğan, "lideri më i pëlqyer botëror" në Maqedoninë e Veriut

Rezultatet e GIA-s treguan se 60 për qind e pjesëmarrësve në anketën e realizuar në Maqedoninë e Veriut kanë shprehur mendim pozitiv për presidentin Erdoğan

Furkan Abdula   | 13.02.2020
Erdoğan, "lideri më i pëlqyer botëror" në Maqedoninë e Veriut

Shkup

Sipas një ankete nga Asociacioni Gallup International (GIA), presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zë vendin e parë si lideri më i pëlqyer botëror në Maqedoninë e Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rezultatet e GIA-s, organizatë ndërkombëtare me bazë në Zvicër e cila merret me hulumtime të opinionit publik, treguan se 60 për qind e pjesëmarrësve në anketën e realizuar në Maqedoninë e Veriut kanë shprehur mendim pozitiv për presidentin Erdoğan.

Erdoğan ndiqet nga kancelarja gjermane Angela Merkel me 54 për qind, ndërsa i treti në listë radhitet presidenti rus Vladimir Putin, pasuar nga lideri i Kishës Katolike, Papa Françesku, dhe presidenti amerikan Donald Trump.

Ndërkaq, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili pengoi nisjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian (BE), radhitet i fundi në listë. Vetëm 21 për qind e të anketuarve kanë shprehur mendim pozitiv për liderin francez.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın