BALLKANI

Erdoğan: Dëshira e vetme e Turqisë është paqja dhe stabiliteti në Ballkan

"Dëshira e vetme e Turqisë është paqja dhe stabiliteti në Ballkan”, tha presidenti Erdoğan në ceremoninë e fillimit të punimeve të autostradës Sarajevë-Beograd

Diyar Güldoğan  | 08.10.2019 - Përdıtësım : 08.10.2019
Erdoğan: Dëshira e vetme e Turqisë është paqja dhe stabiliteti në Ballkan Foto: Murat Kula/AA

Beograd

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “dëshira e vetme” e vendit të tij është paqja dhe stabiliteti në Ballkan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dëshira e vetme e Turqisë është paqja dhe stabiliteti në Ballkan”, tha presidenti Erdoğan në ceremoninë e fillimit të punimeve të autostradës Sarajevë-Beograd dhe në përurimin e projekteve të ndryshme në qytetin serb Sremska Mitrovica.

Erdoğan tha se Turqia do të vazhdojë të rrisë investimet në të gjithë Serbinë, duke shtuar se të dy vendet duhet të zhvillojnë marrëdhëniet në të gjitha fushat.

“Çdo pjesë e këtyre territoreve është një monument i solidaritetit dhe bashkëpunimit tonë”, shtoi Erdoğan.

Përurimi i projekteve të ndryshme të kompletuara nga Agjencia për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Serbi, fabrikat e ndërtuara nga kompanitë turke, si dhe disa ceremoni, pëfshirë ajo e fillimit të punimeve të autradës Sarajevë-Beograd u zhvilluan në Sremska Mitrovica.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.