Eman Rrahmani shton fjalët “Betohem në Zot” në deklaratën zyrtare të betimit si deputet
Ai edhe gjatë kohës së pandemisë kur deputetët ishin të obliguar të bartnin maska për të mos u përhapur virusi, kishte vendosur maskë me mbishkrimin “I Love Muhamed”
Prishtinë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, në betimin e tij si deputet për herë të dytë ka shtuar në fund të betimit zyrtar në letër fjalët “Betohem në Zot”, transmeton Anadolu.
Deputeti, i cili dikur ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, pastaj ishte bartës i koalicionit Lista për Familjen, njihet për bindjet e tij konservatore.
Ai edhe gjatë kohës së pandemisë kur deputetët ishin të obliguar të bartnin maska për të mos u përhapur virusi, kishte vendosur maskë me mbishkrimin “I Love Muhamed” (E dua profetin Muhamed).
Rrahmani doli nga Lëvizja Vetëvendosje për çështje ideologjike apo siç vet kishte deklaruar për shkak të Kodit Civil dhe Ligjit për lejimin e Fertilizimit artificial.
Ai tha se temat prioritet për Lëvizjen Vetëvendosje dikur, sikurse Kodi Civil ku parashihet bashkëjetesa me gjininë e njëjtë si dhe çështja e Ligjit për Fertilizim dhe Shëndet Riprodhues ku një grua mund të ketë fëmijë përmes donimit të spermës nga një i huaj pa identitet dhe çështje të tjera të ngjashme, binin ndesh me bindjet e tij.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
