BALLKANI

Ekipi çek ndihmon Bullgarinë në luftimin e zjarreve me hedhje uji nga ajri

Ministri i Brendshëm bullgar, Daniel Mitov tha se situata po përmirësohet gradualisht

Ajdin Aliji  | 30.07.2025 - Përdıtësım : 30.07.2025
Ekipi çek ndihmon Bullgarinë në luftimin e zjarreve me hedhje uji nga ajri

Shkup

Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit i Republikës Çeke, publikoi pamje ajrore të operacioneve të tij të shuarjes së zjarreve në Bullgari, ku zjarret masive kanë djegur kilometra sipërfaqe tokë, raporton Anadolu.

Ekipi çek ka kryer hedhje uji nga ajri si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të kontrolluar flakët.

Ministri i Brendshëm bullgar, Daniel Mitov tha se situata po përmirësohet gradualisht. "Numri i zjarreve në vend po ulet, tensionet po lehtësohen dhe disa prej tyre janë vënë nën kontroll, siç është ai në Tran", tha Mitov në një konferencë operative, sipas Agjencisë Bullgare të Lajmeve.

Ministri vlerësoi përpjekjet e Drejtorisë së Përgjithshme për Sigurinë nga Zjarri dhe Mbrojtjen e Popullsisë të Bullgarisë dhe i nxiti qytetarët të veprojnë me përgjegjësi, duke vënë në dukje se "shumica e zjarreve shkaktohen nga neglizhenca ose veprime të qëllimshme".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın