BALLKANI

Dy të arrestuar në Tetovë dhe Kumanovë për zjarrvënie të qëllimshme

Në Kumanovë është arrestuar një person pasi dyshohet se ka ndezur një zjarr që ka përfshirë bar të thatë, një automjet, një shtëpi të braktisur dhe disa ara, ndërkohë ai në Tetovë është arrestuar për ndezjen e qëllimshme të një zjarri Çellopek

Abdulbesar Ademi  | 14.08.2025 - Përdıtësım : 14.08.2025
Dy të arrestuar në Tetovë dhe Kumanovë për zjarrvënie të qëllimshme Foto: AA/Arkiv

Shkup

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona në Kumanovë dhe Tetovë nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme, transmeton Anadolu.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme e vendit, një person 57-vjeçar në Kumanovë është arrestuar për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut publik” pasi dyshohet se ka ndezur një zjarr një ka përfshirë bar të thatë, një automjet të tipit “Audi”, një shtëpi të braktisur dhe disa ara.

Ndërkohë, në Tetovë zyrtarët policor kanë arrestuar një 41-vjeçar nën dyshimin për ndezjen e qëllimshme të një zjarri në fshatin Çellopek.

Autoritet njoftuan se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rasteve dhe pas përfundimit të procedurave do të ngrihen kallëzimet përkatëse.

Maqedonia e Veriut prej javësh po përballet me një valë të rrezikshme zjarresh, të nxitura nga temperaturat e larta, thatësia dhe erërat e forta. Dhjetëra vatra janë regjistruar në disa rajone të vendit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe rrezik për zonat e banuara.

Policia ka paralajmëruar se do të ndëshkojë rëndë çdo akt të qëllimshëm të ndezjes së zjarreve, të cilat jo vetëm shkatërrojnë pasurinë dhe mjedisin, por edhe rrezikojnë jetën e njerëzve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.