BALLKANI

Dy rrëqebuj ballkanikë të rrezikuar regjistrohen në Malin Sharr

Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale nga Parku Kombëtar "Mali Sharr", konfirmohet prania e këtij lloji të rrallë

Dzihat Aliju  | 17.03.2026 - Përdıtësım : 17.03.2026
Dy rrëqebuj ballkanikë të rrezikuar regjistrohen në Malin Sharr

Shkup

Dy rrëqebuj ballkanikë, specie kritikisht e rrezikuar, janë regjistruar së fundmi në Parkun Kombëtar "Mali Sharr" përmes kamerave-kurth, transmeton Anadolu.

Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale nga Parku Kombëtar "Mali Sharr", konfirmohet prania e këtij lloji të rrallë.

"Kemi 2 rrëqebuj të rinj në Malin Sharr! Me këtë numri rritet në 5 - fakt se natyra po rikthehet", thuhet në postim.

Rrëqebulli ballkanik (Lynx lynx balcanicus) konsiderohet simbol kombëtar i Maqedonisë së Veriut dhe është një nga gjitarët më të rrallë në Evropë.

Vlerësohet se në natyrë kanë mbetur më pak se 50 të tillë.

Parku Kombëtar "Mali Sharr" është një nga habitatet kryesore të këtij lloji në rajon.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın