BALLKANI

Drejtoria e agjencisë Anadolu për gjuhën shqipe dhe maqedonase në vizitë në ATSH

Drejtuesi i AA-së për Gjuhën Shqipe dhe Maqedonase, Ahmet Nurduhan, ka realizuar një takim me drejtoreshën e Përgjithshme e ATSH-së, Valbona Zhupa

Fatjon Cuka  | 04.12.2024 - Përdıtësım : 05.12.2024
Drejtoria e agjencisë Anadolu për gjuhën shqipe dhe maqedonase në vizitë në ATSH

Tiranë

Mes agjencisë Anadolu (AA) dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) vazhdon bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eksperiencave.

Drejtuesi i AA-së për Gjuhën Shqipe dhe Maqedonase, Ahmet Nurduhan, ka realizuar një takim me drejtoreshën e përgjithshme e ATSH-së, Valbona Zhupa.

Zhupa vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me agjencinë turke të lajmeve Anadolu.

“Zgjerimi i këtij bashkëpunimi mes ATSH-së dhe AA-së, si dy nga agjencitë më të vjetra në Ballkan, është i rëndësishëm, jo vetëm për shkëmbimin e lajmeve në kohë reale, por edhe për rolin që agjencitë zyrtare të lajmeve kanë përballë 'fake news' ”, tha Zhupa.

Nga ana tjetër, Nurduhan falënderoi drejtoreshën Zhupa për mikpritjen dhe shprehu shpresën e vazhdimit të bashkëpunimit midis dy agjencive.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.