Distria Krasniqi e para në ranglistën e xhudisteve më të mira në botë
Xhudistja kosovare e arriti këtë pozitë pas mbylljes së garave në Grand Slamin e Parisit, ku fitoi medalje të artë
Prishtinë
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, është radhitur e para në renditjen botërore të xhudisteve femra në Federatën Botërore Xhudos (IJF), transmeton Anadolu.
Xhudistja nga Kosova e arriti këtë pozitë pas mbylljes së garave në Grand Slamin e Parisit, ku fitoi medalje të artë, këtë fundjavë.
Pas kësaj gare u përditësua renditja botërore e xhudistëve, ku në kategorinë e femrave kryeson Distria Krasniqi me 6,510 pikë.
Pas Krasniqit, vendin e dytë e mban gjermania Anna Monta Olek me 6,460 pikë, ndërsa e treta në renditje është kroatja Lara Cvjetko, e cila ka 6,250 pikë.
Ndërkohë, në kategorinë e meshkujve në vendin e parë është xhudisti japonez Sanshiro Murao me 6,120 pikë, por me pikë më pak se tri xhudistet e para në ranglistën e përgjithshme.
Pikët për renditjen botërore grumbullohen përmes rezultateve të arritura në garat ndërkombëtare.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
