Shkencë dhe Teknologji, BALLKANI

Dijitalpark Teknokent nga Turqia nënshkruan marrëveshje me INNOX në Shkup për të fuqizuar inovacionin

Programi përfshin akselerim, trajnime, mentorim, takime të ekosistemeve dhe aktivitete rrjetëzimi, si dhe pjesëmarrje në projekte me fonde të Bashkimit Evropian

Firdevs Bulut Kartal  | 11.03.2026 - Përdıtësım : 11.03.2026
Dijitalpark Teknokent nga Turqia nënshkruan marrëveshje me INNOX në Shkup për të fuqizuar inovacionin Burimi: Dijitalpark Teknokent

Shkup

SHKUP (AA) - Dijitalpark Teknokent nga Turqia nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me INNOX Innovation Center pranë Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në Shkup, për të fuqizuar praninë e saj në tregjet globale dhe rolin në ekosistemet ndërkombëtare të sipërmarrjes, transmeton Anadolu.

Marrëveshjen e nënshkruan Drejtori i Përgjithshëm i Dijitalpark Teknokent, Prof. Dr. Tahsin Engin, dhe Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Doc. Dr. Bilal Sucubasi, në kampusin e Dijitalpark në Stamboll.

INNOX Innovation Center në Shkup do të shërbejë si urë mes Ballkanit, Evropës dhe ekosistemeve globale të inovacionit, ndërsa përmes programit rajonal të akselerimit “Bridge To Balkans (B2B)” synohet të mbështeten sipërmarrësit dhe investitorët nga Turqia dhe Ballkani për të çuar idetë inovative në tregje rajonale dhe globale.

Programi përfshin akselerim, trajnime, mentorim, takime të ekosistemeve dhe aktivitete rrjetëzimi, si dhe pjesëmarrje në projekte me fonde të Bashkimit Evropian dhe mbështetje për transformim digjital dhe inovacion në fushën e inteligjencës artificiale.

Prof. Dr. Tahsin Engin theksoi se programi do të krijojë një urë të fortë teknologjike dhe inovative mes Turqisë dhe Ballkanit, duke kombinuar përvojën turke me potencialin lokal të Ballkanit.

Ndërkaq, Doc. Dr. Bilal Sucubasi shtoi se INNOX do të ofrojë hapësira bashkëpunimi, zyra private, dhoma takimesh dhe hapësira për evente, duke u bërë një pikë lidhëse kyçe mes sipërmarrësve dhe investitorëve në Ballkan dhe Evropë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.