BALLKANI

"Dhuna në familje duhet të trajtohet më seriozisht"

"Dhuna në familje është një shqetësim shumë i gjatë i joni të cilit duhet t’i qasemi në mënyrë më serioze”, tha ministri i Drejtësisë në Kosovë, Selim Selimi pas vizitës së tij në një qendër-strehimore në Prishtinë

Agim Sulaj  | 08.06.2020 - Përdıtësım : 09.06.2020
"Dhuna në familje duhet të trajtohet më seriozisht" ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )

Prishtinë

Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Selim Selimi ka vizituar sot Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve (QMGF) në Prishtinë, nga ku dërgoi mesazh se dhuna në familje duhet të trajtohet më seriozisht, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Selimi në vizitën e tij në këtë Qendër tha se ka parë disa prej viktimave të dhunës në familje që po qëndrojnë në strehimore, të cilëve me rastin e vendosjes në këtë strehimore tha se u “këputet zinxhiri i dhunës ndaj tyre” dhe ky shënon hapin e madh.

“E kemi zgjedhur këtë strehimore për të dërguar mesazhin se dhuna në familje duhet të trajtohet më seriozisht. Dhuna në familje është një shqetësim shumë i gjatë i joni të cilit duhet t’i qasemi në mënyrë më serioze. Pata rastin të takohem edhe me disa nga viktimat të cilat janë të strehuara këtu dhe mesazhi im ishte që hapi parë dhe më i madh dhe më i vështiri është që viktima ka ardhur këtu", tha Selimi duke shtuar më tej se:

"Është këputur zinxhiri me ardhjen këtu. Sfidat nganjëherë mund të duken të patejkalueshme por kur jeni këtu, kur jeni me miq dhe me dashamirë dhe institucione atëherë hapat tjerë kalohen më lehtë”. Ai premtoi integrim për viktimat pas qëndrimit të tyre në strehimore.

Drejtoresha e Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë (QMGF), Zana Asllani tha se ministri i ofroj përkrahje për t’i dalë në ndihmë gjitha viktimave të dhunës në familje.

“Gjatë bisedës me ministrin ne morëm premtime që bashkëpunimi do të vazhdojë siç e kemi pasur edhe me ministrat paraardhës dhe besoj që do të ketë edhe avancime shtesë në këtë drejtim për t’u ofruar ndihmë viktimave të dhunës në familje”, tha Asllani.

Vitin e kaluar, Kosova shënoi rritjen më të madhe të raportimeve për dhunë në familje. Mesatarja vjetore e rasteve të raportuara ndërmjet viteve 2002 dhe 2017 ishte 1.152, në vitin 2018 janë 1.541 raste të raportuara ndërsa në vitin 2019 ky numër ishte 1.915.

Bazuar në statistikat e policisë, në Kosovë gjatë vitit 2020 janë raportuar 648 raste të dhunës në familje në të gjithë vendin: 161 raste të raportuara në janar, 151 në shkurt, 169 në mars dhe 167 në prill.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın