BALLKANI

Delegacioni nga Komisioni për Punë të Jashtme në Parlamentin e Turqisë për vizitë në Shqipëri

Në ditën e parë të vizitës, delegacioni nga parlamenti turk vizitoi Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, ndërkohë u shoqërua nga ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve turke në Shqipëri

Fatjon Cuka  | 29.06.2025 - Përdıtësım : 29.06.2025
Delegacioni nga Komisioni për Punë të Jashtme në Parlamentin e Turqisë për vizitë në Shqipëri Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Një delegacion nga Komisioni për Punë të Jashtme në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë, i kryesuar nga kryetari i këtij komisioni, Fuat Oktay, po zhvillon një vizitë në Shqipëri, raporton Anadolu.

Pjesë e delegacionit të kryesuar nga ish-zv/presidenti turk Oktay janë edhe anëtarët Ahmet Fethan Baykoç, Oğuz Üçüncü, Tali̇h Özcan, İsmail Özdemir, Metin Ergun, si dhe zyrtarë të tjerë.

Në ditën e parë të vizitës, delegacioni nga parlamenti turk vizitoi Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, ndërkohë u shoqërua nga ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve turke në Shqipëri.

Gjatë vizitës në xhami, Oktay dhe anëtarët e tjerë të delegacionit u njohën nga afër me ambientet e xhamisë së ndërtuar me mbështetjen financiare të Turqisë, e cila u inaugurua më 10 tetor 2024, me pjesëmarrjen e presidenti të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Pas vizitës në Xhaminë e Namazgjasë, delegacioni turk vizitoi Ambasadën e Turqisë në Tiranë.

Delegacioni nga parlamenti turk po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri duke filluar nga sot deri të martën.

Gjatë ditës së nesërme, Oktay dhe anëtarët e tjerë të delegacionit do të takohen me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali dhe me përfaqësues të Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjithashtu delegacioni turk do të takohet me përfaqësuesit e zyrës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri dhe stafin e Universitetit të New Yorkut në Tiranë (UNYT), universiteti i Fondacionit Turk Maarif, si dhe me biznesmenë turq që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.